Si mbështetës i kësaj iniciative sa ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, Zemaj thotë se ishte e pashmangshme që sheshit në Vushtrrisë t’i ipet madhështia me shtatoren e Kolonel Ahmet Kranisiqit.
“Jam i lumtur që sot është nënshkruar kontrata për vendosjen e shtatores së Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, komandantit të Përgjithshëm të FARK-ut, Kolonel Ahmet Krasniqit.
Sheshi u vendos në Vushtrri me iniciativë të Kryetarit Xhafer Tahiri, andaj ishte e pashmangshme që të angazhohemi që atij sheshi t’i japim madhështinë me shtatoren e Kolonelit Ahmet Krasniqi. Ndihem me fat që si deputet i Kuvendit të Kosovës kërkesa ime mori aprovimin buxhetor dhe sot po nis implementimi i këtij projekti që i bën krenar qytetarët e Vushtrrisë, bashkëluftëtaret e Kolonelit, miqtë dhe familjen e tij.
Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e Kolonel Ahmet Krasniqit!
Zoti i bekoftë qytetarët e Vushtrrisë e Kosovës anë e mbanë ku janë!”, ka shkrua Zemaj në facebook.
Policia e Kosovës sekuestron armë pas një incidenti në Pejë
Juventusi arrin marrëveshje personale me Emiliano Martinezin...
Arrestohet i dyshuari për posedim narkotikësh dhe falsifikim...
Tërmeti 7.8 në Filipine: 46 të vdekur, vazhdojnë kërkimet pë...
Pas 18 vitesh në heshtje, pacientja rikthen dëgjimin falë op...
Reagon Rama ndaj Bernie Sanders: Shqipëria vendos vetë për t...