Po vazhdon tensioni në sallën e Kuvendit të Kosovës, teksa deputeti i LDK-së ka kërkuar nga krye parlamentari, Glauk konjufca që të ndërpritet seanca menjëherë.
Sipas Zemajt, Konjufca është i detyruar që ta ndërpresë seancën në bazë së rregullores së punës së kuvendit.
“Neni 67, pezullimi dhe mbyllja e seancës plenare. Në rast se në sallë bëhet rrëmujë dhe nuk respektohet kërkesa e kryesuesit për mbajtjen e rregullit, kryesuesi e ndërpret seancën plenare. Në rast se përsëri rrëmuja vazhdon, kryesuesi e pezullon seancën dhe kuvendi e vazhdon punën në një ditë tjetër”, tha Zemaj.
Tutje, ai tha se me këtë formë të mbajtjes së seancës, mazhoranca s’po i kontribuon as Kosovës e as pushtetit./Arbresh.info/
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C