Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka qenë i ashpër me fjalorin e tij si në seancën e Kuvendit ashtu edhe nëpër holle.
Ai ka thënë se nuk ka sharë deputetët e LDK’së, as të Vetëvendosje, as PAN’it, por që të gjitha që e kërkojnë.
Zeka ka përmendur edhe emrin e Sami Kurteshit duke iu referuar si njeri që e ka ngritur PDK.
Ky është postimi i plotë:
Sqarim për opinion
Edhe 100 seanca mu largu nga Parlamenti, nuk do ta lejoje asnjë njeri me u zgërdhi kur ne flasim për njerezit tane te vrare e te zhdukur.
Nuk do t i lejoje djemte e nipat, as mbesat e Vuçiqit, me shite patriotizem te mykur, ne emrin e gjakut te Kosoves.
Sa per videon qe kemi polemizuar me Besa Gaxherrin, e cila pa te drejte edhte perzier ne menyren se si flas une, sharja nuk eshte drejtuar kunder deputeteve te LDK-se, as VV-se, as PAN-it, po kunder te gjithe atyre qe do ta lypin.
Ka harambasha qe shajne, fyejne e kercenojne neper koridore, siç eshte rasti i avokatit te popullit, Sami Kurteshi, i ngritur ne karrier permes PDK se, tani militant i VV-se, por aty jemi, edhe me fole, edhe me debatu, edhe me u sjelle ne baze te normave qe na i caktojne rrugaçet, dhe ciniket e Vuçiqit, te veshur me petkun patriotik!!!
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...