Deputeti Milaim Zeka ka komentuar kthimin e dhjetra kosovarëve mbrëmë nga Siria. Ai thotë se nuk duhet t’ paragjykojmë, por t’i ndihmojmë dhe trajtojmë njerëzisht.
Zeka shkruan në Facebook se sikurse Millosheviqi që ua kishte shpërlarë trurin qytetarëve të vetë, edhe këta njerëz janë ndikuar nga propaganda ekstreme.
Mbrëmë pas mesnatës, familjarët e xhihadistëve kosovarë që shkuan në Siri, janë kthyer me një aeroplan amerikan.
Ja reagimi i Zekës:
Veprim i drejte i shtetit te Kosoves
Pranimi i familjareve te atyre qe kishin shku per te luftuar ne Siri nga ana e qeverise, eshte veprim teper i drejte dhe human. Ashtu sikurse shteti serb ne krye me Millosheviçin qe ua kishte shperla trurin qytetareve te saje rreth Kosoves, edhe keta njerez, te ndikuar nga propoganda ekstreme per krijimin e nje shteti islamik, shkuan ne Siri, duke marre me vete edhe grate dhe femijet e tyre.
Ne si shoqeri, duhet te perkujdesemi per keta njereze, duhet t i trajtojme njerezishte, t i rehabilitojme dhe t i kthejme ne nje jete normale. Nuk duhet te kemi asnje paragjykim ndaje tyre dhe me te gjitha ka kapacitetete qe i kemi duhet t i ndihmojme!
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare
Po kalonte në formë të shkëlqyer, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes