Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milam Zeka në debatin që është duke mbajtur për ndalimin e lojërave të fatit, ka thënë që ai është kundër që të mbyllën kazinotë, dhe që nuk do të votojë asnjëherë një ligj të tillë duke thënë që iniciativa për mbylljen e lojërave të fatit në Kosovë është kriminale, dhe që 15 mijë familje do të dëmtohen.
“Kjo është njëra nga iniciativat më kriminale që të mbyllën lojërat e fatit. Ne jemi shtet i Burdushit që rrezikojmë jetën e qetarëve pse mos me luajt edhe në lojërat e fatit. Pse mos me i dëmtu 15 mijë familje, 15 mijë punëtorë. Pse ne nuk erdhëm më ngadalë duke thënë si Shqipëria që për 2 vite duhet mbyllur lojërat e fatit. Vrasje kanë ndodhur edhe spitale, ejani t’i mbyllim pra edhe spitalet. Jeta nuk rrezikohet nga lojërat e fatit. Edhe në gjithë Las Vegasin ka lojëra të fatit. Ne kemi shkatërruar biznesin. I kemi çuar mesazh botës që të mos bëjnë asnjë biznes në Kosovë. Ne kemi me u rrokë se kush do të shkojë në bord të lotarisë së Kosovës. Ne po i çojmë mesazh të rënë Evropës, sepse me një rezolutë që i teket ndokujt mund të dëmtohen shumë familje”, ka thënë Zeka.
Zeka në fund, ftoi deputetët që të mos e votojnë ligjin për mbylljen e lojërave të fatit.“Reflektoni, mendoni të mos e votojmë një ligj i cili është anti biznes dhe i lë 15 mijë punëtorë pa punë. Bixhozi ka ekzistuar gjithmonë, dhe do të ekzistojë. Kurrë nuk e votojë një ligj të tillë”, tha Zeka.
Seanca për ndalim e lojërave të fatit ka filluar rreth orës 16:00.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit