Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka thotë se elektorati kësaj radhe u ka bërë bllok të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë, në një formë apo tjetër, në qeverisjet e së kaluarës.
“Vota e qytetarëve ishte për të ndëshkuar PAN-in. Por, kjo në të kaluarën mund të jetë e rrezikshme”, tha Zeka në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Ai thotë se derisa partitë e tjera kanë shpërndarë para për votuesit e tyre, partia e tij nuk kishte mundësi as kafe t’u jepte votuesve potencialë, përcjell Telegrafi.
“Elektorati më ka ndëshkuar mua vetëm pse kam qenë deputet i PAN-it”.
Zeka thotë se Vetëvendosje nuk është votuar si parti që punon mirë por sipas tij për shkak të guximit që kanë shfaqur kundër PAN-it.
I pari i PEK-ut thotë se nëse dikush e ka gënjyer Ramush Haradinajn është vet ai që ka bërë këtë.
“Unë i kam bërë premtim Ramush Haradinajt se do t’i bashkohem partisë së tij. Por kur e kam kuptuar se AAK po shkon drejt koalicionit me PSD-në jam tërhequr sepse unë kam qenë kundër PSD-së. E dyta kam qenë kundër taksës. Ramushi ka pasur taksën si elementin e tij që po hynte në zgjedhje”.
Zeka thotë se ka pasur oferta edhe nga PDK-ja por sipas tij kjo alternative nuk ka ardhur në shprehje.
“Të gjitha të këqijat e këtij vendi kanë ardhur nga PDK dhe LDK. Unë nuk mund të bashkohem me PDK-në”, tha ndër të tjera Milaim Zeka.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...