Kjo seancë nuk u la pa u kritikuar edhe nga deputeti i NISMA-së ,Milaim Zeka, Ai kritikoj Kryetarin Veseli që seancën po e mban ditën e tret të Epopesë së UÇK-së.
Ndërsa kërkoj nga LDK-ja që nëse do më rrëzu Qeverinë të vij e të diskutoj më deputetët e ti bojë numrat e jo të bojkotoj seancën për dialog.
“Është turp që seanca po mbahet sot. Lidhur më platformën e dialogut po them se mundemi më nxjerr rezoluta por ka një mënyrë që BE me i mbledh dy delegacionet dhe me i mbyll në një bjeshkë pastaj do të bien poshtë të gjitha platformat. E vetmja mënyrë për njohje nga Serbia për Kosovën mund të vijë nga trysnia e Bashkimit Evropian. Sot nuk kemi fol për rendin e dialogut dhe ndërtimin e një autostrade që na qon drejt njohjes por kemi fol 3 orë për procedura. Po shihet se LDK-ja dhe VV duan më ardhë veç më be llugë. Unë e kuptoj që duan me rrëzu Qeverinë ose për keqpërdorimin e parasë publike, siç është Agim Çeku Zëvendësministër, i ka keqpërdor parat publike por nuk e pranoj që duan me ba llug me ndërkombëtaret. Nëse LDK-ja do më bë një Qeveri teknike atëherë le të vinë e të bisedojnë me ne deputetët që duam me rrëzu Qeverinë por jo më bojkotu bisedimet më Serbinë”./Arbresh.info
Shtatore bronzi në përkujtim të Ismail Kadaresë
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord