Kryetari i Partisë Euroatlantike e Kosovës, Milaim Zeka, e ka parë shumë gabim veprimin e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, i cili ka dekoruar me medaljen e Skënderbeut sh-shefin e AKI-së, Shpend Maxhuni.
“Dekorimi i Maxhunit është gabimi i dytë i Ramush Haradinajt. Gabimi i parë ka qenë shpallja qytetar nderi i Sali Berishës në Deçan”, ka thënë Zeka në RTK.
Sipas Zekës, dorëheqja e Maxhunit është efekti i parë i ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.
“Me sa kam informacion Maxhuni do të dërgohet ambasador në Turqi”, ka theksuar Zeka.
Prishtina me lokacion zyrtar për mbeturinat ndërtimore dhe v...
Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen...
Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë
Iran lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirena alarmi ...
Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë presiden...
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...