Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë në histori për sa i përket shkeljes së Kushtetutes.
“ Një pushtet me aq fuqi kuantitative e me kualitet aq të dobët, është paradoks tipik hënë se Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë në histori sa i përket shkeljes së Kushtetutës”, tha Halimi.
Halimi thotë se qytetarët duhet të kuptojnë se një vend nuk mund të qeveriset kundër normave dhe traditave më të avancuara politike.
“Qytetarët duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë se një vend nuk mund të qeveriset kundër konstitucionit të tij. Kundër normës dhe traditave më të avancuara demokratike”, shtoi Halimi
Halimi ndër të tjera thotë se kjo parti ishte bosh e dogmatiste në opozitë, e është bosh e kundër Kushtetutës në pushtet.
“Bosh e dogmatiste në opozitë, bosh e kundër Kushtetutës në pushtet!”, përfundoi Halimi./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...