Në Ferizaj në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit zbulohet shtatorja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.
Në letrën dërguar drejtorit të Fondacionit Tony Blair,Bashkim Fazliut, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar,Tony Blair, duke shprehur mirënjohjen për vendosmërinë për të ngritur shtatoren në qytetin e Ferizajt, si dhe duke ndjerë keqardhje për mospraninë e tij në këtë ngjarje, mes tjerash shkruan se miqësia e njerëzve të Ferizajt është jashtëzakonisht e rëndësishme për të dhe është jashtëzakonisht i përulur nga respekti që populli i Ferizajt ka shfaqur ndaj tij, teksa shton se Kosova gjithmonë do të jetë në zemrën e tij.
“Miqësia e njerëzve të Ferizajt është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua dhe jam jashtëzakonisht i përulur nga respekti që ju dhe ata që keni shfaqur ndaj meje. Kam pasur nderin të pranoj ftesën e Presidentit tuaj për të vizituar Kosovën këtë javë. Kosova do të ketë gjithmonë një vend në zemrën time dhe jam i vendosur që në të ardhmen të vizitoj njerëzit e Ferizajt dhe shtatoren”, ka shkruar Blair.
Ndërkaq Bashkim Fazliu, drejtor i Fondacionit Tony Blair, tha se në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ky shtator po ngrihet në shenjë mirënjohje e falënderimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën, popullin tonë, për lirinë e ndaljen e spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës.
Kurse kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, duke folur për situatën e rëndë që ishte 25 vjet më parë, tha se liria sa ishte e largët në kujtesën e shekujve, aq ishte e afërt në kurorën e 12 qershorin për çdo shqiptar të Kosovës.
“Më 12 Qershor të vitit 1999 Kosova lindi në qershorin e këtij viti. Kjo datë me historinë që bartet mbi supe në gjakun që lau vatrat tona, me lavdinë që i mbetet krenar të epokave është rrënja ku rilindi Kosova”, tha kryetari Aliu.
Ndërkaq ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, duke përcjellë mesazhin nga ish-kryeministri Tony Blair, tha se ndonëse kishte planifikuar të ishte prezent në këtë ngjarje, megjithatë ndjehej i nderuar për këtë statujë.
Megjithatë, shtoi ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, ish-kryeministri Blair është i vendosur që në një të ardhme do të vizitojë këtë qytet.
Tutje, ambasadori, duke folur për vizitën e Blair-it, shtoi se vizita e tij nuk ishte e vetme e Mbretërisë së Bashkuar këtë javë, por janë shumë britanikë që vizituan Kosovën, qofshin ata veteranë, gazetarë, etj.,që ishin përfshirë në ngjarjet e asaj kohe.
Për këtë ngjarje kanë folur edhe Agim Çeku, ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-kryeministër i Kosovës, Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, etj.
E punuar nga skulptori Agon Qosa, shtatorja e ish-kryeministrit britanik që ndihmoi në çlirimin e Kosovës, vendoset në përvjetorin e 25-të të çlirimit të Ferizajt, në sheshin që do ta mbajë emrin e tij./rtk
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...