Sot në praninë e mijëra qytetarëve në Pejë u bë zbulimi i i shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Në shënim të 16- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në Pejë, është bërë zbulimi i shtatores së e Dr. Rugovës. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me anëtarë të tjerë të partisë së tij.
Ai tha se sot, me përurimin e shtatores së presidentit Rugova në Pejë, po nderohen vlerat e lirisë dhe pavarësisë sonë.
“Sot po i nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për vendin. Po i nderojmë të gjithë ata që kontribuuan për vendin. Po e nderojmë krejt rrugëtimin tonë të shenjt. Po e nderojmë vendin tonë; Republikën e Kosovës, sepse Republika e Kosovës dhe emri i Ibrahim Rugovës janë Një”, tha ai ndër të tjera.
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
Pacolli uron Pavarësinë: Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta...
Republika e Kosovës sot feston 18-vjetorin e Pavarësisë
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...