Njësia e Antidrogës e Policisë së Rajonit të Veriut të Mitrovicës ka zbuluar një laborator që shërben për përpunimin e narkotikëve të ndryshëm.
Siç merr vesh Kallxo.com, gjatë kontrollit në fshatin Qukiq të komunës se Zubin Potokut, Njësia e Antidrogës ka hasur edhe në një sasi të madhe të barnave, tabletave, si dhe ka gjetur 4 armë të gjata automatike dhe një sasi të fishekëve.
Po ashtu janë gjetur tableta të ndryshme për prodhimin e drogave sintetike pas vënies së disa acideve. Sipas burimeve, ky laborator dyshohet se ka shërbyer për përpunimin e drogave si morfina dhe heroina.
Cak i bastisjes kanë qenë një shtëpi në këtë fshat dhe objektet e tjera të shtëpisë, si stalla e të ngjashme. Të gjitha këto hapësira kanë shërbyer për prodhimin e substancave të ndryshme narkotike.

Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...