Pas shkrimit të gazetës gjermane “Speigel” se futbollisti Cristiano Ronaldo në vitin 2009 kishte dhunuar një femër dhe më pas i kishte paguar 375.000 dollarë që të tërheqë akuzën, ka rrjedhë edhe letra, të cilën viktima, një vit pas incidentit, ia kishte shkruar yllit portugez.
Edhe pse me marrëveshje gjyqësore ishte e obliguar që të heshtë, ajo ka insistuar që t’i drejtohet Ronaldos me një letër.
Në fakt, dhunimi kishte ndodhur kah mesi i qershorit 2009 në Las Vegas, pak kohë pasi futbollisti kaloi nga Manchester United në Real Madrid.
Ronaldo dhe viktima e tij ishin takuar në një aheng në Las Vegas, pas të cilit kishin shkëmbyer numrat e telefonit dhe më vonë femra fatkeqe kishte ardhur në apartamentin e hotelit ku qëndronte ylli i Realit.
Skandali është zbuluar nga Football Likes dhe sipas këtij projekti, rasti ka ndodhur në natën ndërmjet 12 dhe 13 qershorit 2009.
“Menjëherë pas ardhjes në apartament, Ronaldo ftoi vajzën që t’i bashkëngjitet në xhakuzi. I dha asaj kostumin e larjes dhe u nis pas saj derisa u zhvesh. Atëherë e puthi, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Vajza dëshiroi që të qëndrojë në pjesën tjetër të shoqërisë, e cila ishte në apartament, por Ronaldo nuk e lejoi. Ai e kapi dhe e hodhi në shtrat. Ajo tentoi të mbrohej”, thuhet në fillim të testit, të cilin “Speigel” e publikoi para disa ditësh, i cili erdh pas marrjes së informacioneve që i publikoi projekti “Football likes”.
Por, tash është publikuar edhe letra, të cilën e ka shkruar viktima.
“Më ke kapur nga mbrapa dhe kam bërtitur shumë: “Jo, jo, jo”, dhe të kam lutur që të ndalosh, asnjëherë në jetë nuk kam qenë aq shumë e frikësuar”, shkruan viktima në letrën e saj drejtuar Ronaldos.
“Do të doja që të mund t’i tregoj botës se kush je ti në realitet”, thuhet në fund të letrës.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës