Ende pa përfunduar procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, po përgatitemi të futemi në një proces tjetër zgjedhor.
Kësaj here për zgjedhje të rregullta lokale. Burimet e Indeksonline të afërta me procesin kanë thënë se janë dy data të mundshme për tu mbajtur zgjedhjet lokale. 22 tetor ose 29 tetor njëra prej tyre do të jetë dite zgjedhore në Kosovë.
Datën e zgjedhjeve shumë shpejt do ta shpallë Presidenti i vendit ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nis menjëherë përgatitjet për këtë proces.
Mësohet se fushata parazgjedhore do të zgjasë një muaj.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thirrur nesër një takim konsultativ me përfaqësues të partive politike për të diskutuar pikërisht për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Rikujtojmë se KQZ ka arritur në afat rekord të bëjë përgatitjet për disa zgjedhje të jashtëzakonshme të mbajtura në Kosovë
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia