Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur lidhur me ministrat e kësaj partie, derisa ka komentuar edhe gjuajtjen me armë të ministrit të tregëtisë në detyrë Endrit Shalës.
Duke folur për gjuajtjen me armë nga Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, Berisha ka thënë se nuk është problem i madh, pasi që edhe ai ende gjuan me armë.
“Unë mendoj që nuk ka njeri të pagabueshëm, as në ministritë tona, gjithsesi mendoj se ministrat e Nismës kanë qenë model pozitiv. Ne tash kemi minitra të subjekteve tjera që kanë probleme me ligjin. Të gjuaj me armë, po jo o burrë se s’është problem qaq i madh sa pe bon t’i dhe gjithë mediat. Unë e kam armën me leje, është vendi ku me gjujtë. Po mirë mirë, nuk u bë kijamet sa po e bën t’i”, tha Berisha, derisa shtoi se sipas tij Shala ka qenë ministër i vendimeve të mëdha.
“Ai ka qenë ministër i suksesshëm i vendimeve të mëdha, unë po e them tash, se Endrit Shala do të jetë ministër nuk po e llogariti si gabim. Unë me veti skom armë, po për kurreshtjen tëndë i kam tri armë me leje. I kom legalize armën e luftës që është sinonim i prezencës tem. Ata e kam rujtë si trofe, kom edhe pistoletë. Unë kërkujt si kom borxh, dikush duhet me pasë ni hobi, smendoj që është shumë tragjike. Në luftën herën e fundit e kam përdorur armën, skom nevoje as nuk kam me pas nevojë kurrë ishalla”, ka deklaruar ai.
“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...