Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga NISMA, Zafir Berisha, njihet si një ndër kritikët e ashpër të Qeverisë Kurti.
Por, siç duket kjo gjë ka filluar të ndryshojë.
“Zafa” në një intervistë për arbresh.info tregon se ka filluar të krijojë simpati për Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Por, sipas tij, puna e ministrit Mehaj aktualisht është në hije për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë Kurti.
”Unë me thënë të drejtën njëfarë simpatie jam duke e krijuar për Ministrin e Mbrojtjes, për të cilin në fillim nuk e kam pasur, megjithatë, mundi i tij, puna e tij dhe mesazhet e tij duket se po mbesin në hije për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë.”, tha Berisha. /EmirAbduramani/arbresh.info/
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...