Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë para të cilëve tha se përfaqësimi i rinisë në jetën publike është i mangët.
Ymeri, në një postim në Facebook ka thënë se zhvillimi ekonomik nuk mund të paramendohet pa përfshirjen adekuate të rinisë në planin zhvillimore, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Përfaqësimi i rinisë në jetën publike është i mangët, i kufizuar, dhe për më keq i kushtëzuar përmes partisë. Kjo do të ndryshoj. Me Lëvizjen VETËVENDOSJE! do të krijohet infrastruktura e përshtatshme publike që do të ndihmoj zhvillimin e dhuntive tek të rinjtë. Arsimi publik do të jetë falas dhe do të bashërendohet me nevojat e prodhimit e ekonomisë. Mekanizmat dhe masat institucionale do ta mundësojnë punën praktike për të gjithë të rinjtë që të krijojnë përvojë pune e dije praktike për sektorët e industrisë. Zhvillimi ekonomik nuk mund të mendohet pa përfshirjen adekuate të rinisë në planin zhvillimor të vendit, dhe në këtë drejtim VETËVENDOSJE! do ta bëjë maksimumin e saj në ngritjen e kuadrove profesonale qoftë brenda apo dhe jashtë vendit./Arbresh.info.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje