Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka hedhur poshtë mundësinë që partia e tij të përfshihej në një qeveri pa zgjedhje, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj nga posti i tij.
“S’ka pasur as ofertë të tillë, as diskutim të tillë”, ka deklaruar Ymeri në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.
“Rruga e vetme përpara është të shkojmë në zgjedhje, sa më shpejt të jetë e mundur”, ka theksuar Ymeri.
“Mendojmë që Kosovës i duhet një qeveri e dalë nga zgjedhjet, që do ta ketë shumicën në Kuvend, dhe legjitimitetin qytetar”, është shprehur ai.
“Pas zgjedhjeve, shohim se si formohet qeveria”, ka thënë deputeti i PSD’së.
Ai ka bërë të ditur se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, teksa ka lënë të hapur mundësinë për një koalicion parazgjedhor.
Por, Ymeri ka thënë se PSD’ja nuk do të bashkëpunonte me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila, sipas tij, duhet të dalë në opozitë. /Express/
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...