Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka shprehur bindjen se institucionet e Republikës duhet t’i kenë në qendër qytetarët: vullnetin e tyre politik, interesat e tyre kolektive ekonomike, barazinë e tyre para ligjit, mirëqenien e tyre sociale.
Por sipas tij, institucionet e kapura i kanë në qendër zaptuesit: interesat e tyre politike, përfitimet e tyre personale ekonomike e financiare, vendosjen e tyre mbi ligjin, luksin e tyre të përdalë.
“Institucionet e Republikës duhet ta luftojnë varfërinë përmes uljes së papunësisë, të ofrojnë shërbime me çmim real e të përballueshëm për qytetarët, arsim e shëndetësi për të gjithë, ndjekje të kriminelëve e drejtësi të barabartë për të gjithë, siguri për qytetarët, rritje të pronësisë publike në ekonomi, hapësirë tregu për prodhimet vendore”, ka thënë Ymeri.
“Institucionet e kapura punësojnë familjarë (motra e vëllezër, vajza e djem, kushërinj e miq) të zaptuesve e bashkëpunëtorë të klaneve të tyre, kujdeset për maksimalizim profiti për oligarkët afaristë të vendit e të huaj, mbrojtje të krimit e arsyetim të tij, polici private për zaptuesit, privatizim të publikes për përfitime private, uzurpim tregu për importet e oligarkëve/zaptueseve”, ka thënë më tej ai.
Ymeri ka thënë se zaptuesit janë pakicë, por të organizuar, ndërsa qytetarët janë shumicë që duhen bashkuar.
“Nesër, e shtunë 18 prill, në ora 14 shihemi në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë. Të bashkuar kundër zaptimit e zaptueseve”.
Dënohet me 6 vjet burgim ish-punonjësja e OSBE-së për spiuna...
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...