Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar përmes faqes së tij në Facebook ndaj deklaratës së Kryeministrit Isa Mustafa, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në reagimin e tij, Ymeri ka thënë se kryeministri Mustafa, “përmes farsës së transparencës, po dëshiron të na përgatisë për kompromisin e radhës mbi Zajednicën”.
“Dikur thoshte se me të ardhur në pushtet do të ndërrohet qasja në bisedime, kurse sot 6 muaj pas krijimit të Qeverisë jemi dëshmitarë se e gjithë energjia Kosovës po i shkon në negociata me Serbinë e në Gjykatën Speciale të imponuar po nga Serbia. S’duhet harruar se kompromisi mbi Zajednicën është bërë me t’u pranuar Marrëveshja e 19 Prillit, e diskutimet mbi formën e Asociacionit janë vazhdim i tij”, ka thënë mes tjerash Ymeri.
Më këtë qasje, sipas Ymerit, Isa Mustafa “do të mbahet mend si ndjekësi më besnik i politikave të PDK-së drejt krijimit të entitetit autonom serb brenda Kosovës”.
“Por ai duhet ta ketë të qartë që ndarja e Kosovës përmes Zajednicës është e papranueshme”, ka përfunduar Ymeri.
Ndryshe, sot kryeministri Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Asociacioni i Komunave po vërtetohet se është ndër temat më të vështira.
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Vodhi mjete pune e gjësende tjera, arrestohet 21-vjeçari në ...