Visar Ymeri kryetar i VV-së në tubimin zgjedhor në Mitrovicë ka thënë se janë mbledhur të gjithë bashk për ta dërguar Kosovën përpara.
“Sot nuk ka mbetur askush që nuk e di se klani ‘Pronto’ mashtruan të gjithë në kurriz të Kosovës e veçanërisht të Mitrovicës. Ndarja e Mitrovicës ka përgjegjës dhe janë të lirë e po e kërkojnë votën tuaj. Është koha e këtyre politikanëve matrapazë me të cilët Kosova e humb rininë e saj dhe ata detyrohen ta lëshojnë vendin. Koha që u ipet atyre është koha që Kosova po rrudhet territorialisht dhe pronat e tyre po zgjerohen”, ka thënë ai.
Ymeri ka thënë se me planin e VV-së kriminelët do të shuhen.
“Me VV do të bashkohe Mitrovica. Me programin tonë do të ketë sovranitet e të gjithë do të kthehen në vendet e tyre. LVV nuk i trembet e as frikësohet koalicioneve të tyre”, ka thënë ai./Arbresh.info
Dubrovnik: Një burrë humb jetën pasi valët e forta e tërheqi...
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për b...
Tragjedi në Orikum, dyshohet se burri vrau gruan më pas vete...
Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, policia br...
Identifikohen të lënduarit nga zjarri në Zvicër, në mesin e ...
Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për funeralin e Akademik...