Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se secila përkrahje financiare nga shteti për ndërmarrjet prodhuese do të kushtëzohet me punësimin e grave në së paku 40% të të punësuarve.
Kurse, secila pronë familjare, sipas tij, do të jetë bashkëpronësi mes gruas dhe burrit. “Na duhet angazhim masiv i secilit prej nesh. Gratë, vajzat, secila prej tyre, të gjitha bashkë, duhet të jenë të barabarta në shoqëri. Kjo barazi është përpjekje e përditshme, angazhim politik e publik që ta bëjmë barazinë politikë institucionale. Kundër diskriminimit e përjashtimit. Secila pronë e trashëguar do t’i ndahet barabartësisht vajzës ashtu edhe djalit. Gratë do të kenë përparësi në ndarjen e secilës banesave të përballueshme për qytetarët e Republikës. Kështu do ta ndërtojmë Republikën. Të barabartë për të gjithë. Por kjo bëhet vetëm nëse jemi bashkë në angazhim. Në përpjekje. Të barabartë publikisht, që të jemi të barabartë edhe privatisht”, ka shkruar Ymeri në facebook./Arbresh.info/
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile