Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se me gjykimin e deputetëve të VV-së, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiut e Faton Topallit, pushteti po ndëshkon kundërshtuesit e tij,shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar se ky gjykim e shpërfaq Republikën e Kosovës si skizofrene.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Edhe sot po vazhdon gjykimi skandaloz e politik ndaj 4 deputetëve të Lëvizjes: Albinit, Donikës, Albulenës dhe Fatonit.
Ky gjykim e shpërfaq Republikën e Kosovës si skizofrene: në njërën anë Kushtetuesja e shpallë Zajednicën si tërësisht antikushtetuese duke e rrezikuar përmbysjen e rendit kushtetues; njëkohësisht Komisioni shtetëror konstaton zyrtarisht se Marrëveshja për Demarkacion e cenon integritetit territorial të Republikës; e në anën tjetër Gjykata themelore i gjykon deputetët që e mbrojtën rendin kushtetues e integritetin territorial të Republikës.
Këtu shihet qartë e zëshëm “dora e fshehtë” e prontopushtetit përmbi gjyqësor. Ky pushtet e ky gjyqësor ka për qëllim ta gjykojë e ndëshkojë kundërshtimin ndaj tij. Jo ta mbrojë territorin. Jo ta mbrojë sovranitetin. Jo të garantojë drejtësi. Jo ta garantojë Republikën.
Liri për deputetët. Për Albinin, Albulenën, Donikën, Fatonin.
Liri për aktivistët. Për Frashërin, Egzonin, Atdheun, Adean.
Drejtësi për Astritin”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...