Xhevat Bislimi, njëri nga themeluesit e partisë Nisma si dhe sekretar i kësaj partie, ka dhënë dorëheqje nga partia pjesë e së cilës ishte deri tani.
E arsye për këtë përveç tjerash sipas tij, është marrëveshja e arritur së fundi në mes të Nismës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për koalicion parazgjedhor. Bislimi këtë e quan një marrëveshje tinëzare për të prishur opozitën e bashkuar.
I kontaktuar nga KosovaPress, Bislimi ka thënë se tashmë ka dhënë dorëheqje nga Nisma për Kosovën. Ndërsa nuk komenton se a do t’i bashkëngjitet ndonjë partie politike.
“Kam dhënë dorëheqje nga Nisma. Tani për tani jam qytetar i lirë. Ndërsa ende nuk kam vendosur se a do të jem pjesë e ndonjë partie tjetër politike”, ka thënë Bislimi për KosovaPress.
Bislimi thotë se “antimarrëveshja” siç e quan ai tinëzare e krerëve te NISMA-s me AAK-në, për ta prishur opozitën e bashkuar, ia vuri kapakun të gjithave dhe fundosi këtë iniciativë politike.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që u angazhuan me mendje e me zemër kundër marrëveshjeve te Brukselit për Bashkësinë e komunave serbe, marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi si dhe kundër qeverisjes qe po e rrënon lirinë, demokracinë, pavarësinë, sovranitetin, ekonominë dhe mirëqenien e popullit shqiptar dhe te pakicave ne Republikën e Kosovës.
Sipas Bislimit kjo parti, është përdorur si pronë private e disa personave dhe se me gjendjen e krijuar në parti, kanë mbetur larg ambicieve që kishin e që ishte kundërshtimi i marrëveshjeve të dëmshme si dhe ndryshimi i një qeverisje të korruptuar.
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë–Kullë
Abdixhiku: LDK nuk frikësohet nga gara, të shtunën është koh...
Begaj: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, reforma ishte për...
Aksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arr...
Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e ja...
E rëndë në Durrës, babi ther me thikë vajzën e tij