Bashmir Xhemaj nga PDK, i cili vjen nga qyteti i Prizrenit, ka reaguar në lidhje me shtatoren e Gjergj Kastriotit, që Komuna e Prizrneit ka përuruar sot.
Xhemaj ka thënë se kjo shtatore, e shëmtuar dhe në disproporcion të plotë fizik, nuk frymëzon e as nuk trimëron askënd. Në fakt, sipas tij, kjo shtatore bën me turp të gjithë shqiptarët, e posaçërisht ata që vijmë nga ky qytet.
Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje kuvendit komunal që sa më parë ta përmirësojnë këtë shtrembërim të figurës së madhe të Gjergj Kastriotit, dhe historisë së lavidshme shqiptare.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Skënderbeu nuk e meritoi këtë fyerje në Prizren me 28 nëntor!
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është prej heronjve të parë shqiptarë, prijësve, që për 500 vjet mbajti gjallë idenë e luftës për liri, bashkimit për fitore, e idealit për shtet.
Padyshim, ai ishte edhe prej inspiruesve të formacionit më të suksesshëm ushtarak ndër shqiptarë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërkaq, edhe në librat e historisë, por edhe në tregimet e legjendat me të cilat jemi rritur mbi figurën e tij, Skënderbeu përshkruhet si një burrë shtatlartë që, edhe vetëm nga pamja, frymëzonte e trimëronte luftëtarët e tij.
Por, si duket Komuna e Prizrenit, me në krye Mytaher Haskukën, kanë në mendje dhe njohin një tjetër Skënderbe?! Shtatorja e Skënderbeut që Komuna e Prizrenit përuroi sot, më e pakta është fyerje për figurën e tij, e më së shumti, është shkelje mbi historinë dhe idenë e secilit shqiptar për heroin tonë.
Ajo nuk frymëzon e as nuk trimëron askënd. Në fakt, kjo shtatore na bën me turp të gjithë shqiptarëve, e posaçërisht ne që vijmë nga ky qytet.
Kjo shtatore, pa kurrfarë vlere artistike dhe në disproporcion të plotë pamor, nuk i bën nder Przirenit. Sikur të mos mjaftonte, komuna ka përzgjedhur një vend për figurën e Gjergjit që nuk e lartëson atë, por, dinakërisht, i humbë atij vlerën dhe pozicionin që ka në zemrat dhe historinë tonë.
Prandaj, unë sonte po bëjë një kërkesë publike për kuvendarët e qytetit tonë historik, që sa më parë ta adresojnë këtë turp që iu bë Gjergj Kastriotit, e përmes tij të gjithë historisë tonë të lavdishme shqiptare.
Nuk është vonë. Gabimi u bë, por më gabim do të ishte po të mbyllnim sytë ndaj këtij turpi. Prandaj, qysh në seancën e radhës, duhet të korrigjohet ky shtrembërim i shëmtuar i Gjergjit të madh.
Skënderbeu nuk e meritoi këtë fyerje me 28 nëntor, aq më pak në Prizren.
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...