Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK’së, ka përkujtuar profesorin e ndjerë Antton Çetën, në nder të jubilarit të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, të cilës i kryesonte ky i fundit.
Përkujtimin Haliti e ka bërë përmes një fotografie të kohës për faljen e gjakut të vëllait të tij, ku prezent ishte profesori Çeta.
Tutje, Haliti ka rrumbullakosur në fotografi edhe babain e tij, përgjatë momentit të faljes së gjakut.
Postimi i plotë i tij:
2020-ta është viti jubilar i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve.
Ndjehem krenar që me faljen e gjakut të vëllait, Agimit, i dhamë krah rinisë nismëtare studentore dhe plakut të urtë, profesor Anton Çetta, për të mbyllur plagën e gjakmarrjes, si parakusht i domosdoshëm për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrje në luftën çlirimtare.
Në foto, pas plisbardhëve, babai im, Mehmeti, me kasketë, në ditën e pajtimit.
Duke qenë se ky vit është edhe vit i 100-vjetorit të lindjes së Anton Çettës, këta rreshta kanë edhe qëllimin e homazhit ndaj jetës dhe veprës së Tij, në shërbim të kulturës shqiptare, pajtimit dhe bashkimit të popullit tonë. XHH
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...