Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në akademinë përkujtimore kushtuar 550-vjetorit të Skënderbeut, ka deklaruar se në memorien historike të popullit shqiptar është fytyra dhe vepra e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, raporton Arbresh.info
Sipas tij Skënderbeu është angazhuar edhe për bashkimin e principatave shqiptare.
“Gjergj Kastrioti Skënderbeu me veprën e vet ka qenë frymëzim për të gjithë. Skënderbeu ka qenë frymëzim edhe për piktorët francezë. Ne si shqiptarë jemi krenarë për të dhe besoj se jemi të virtytshëm që këtë ta ndajmë edhe me popullin evropian“, ka thënë ai.
Xhaferi ka thënë se sot kur shënohet 550 vjetori i vdekjes së tij është detyrë e tyre që të ndërtojnë paqen./Arbresh.info

30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...