Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është takuar me ambasadorin e Kosovës atje, Florian Qehaja.
Xhaferi ka njoftuar se janë riafirmuar zotimet për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellët.
“Në takimin me ambasadorin e Kosovës, Sh.T. Florian Qehaja, i riafirmuam zotimet tona për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, për ruajtjen dhe avancimin
e marrëdhënieve të shkëlqyera të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Ndërsa ka përsëritur qëndrimin e tij afirmativ për aderimin e Kosovës në të gjitha organizatat dhe nismat multilaterale dhe rajonale.
“E përsërita qëndrimin tonë afirmativ për aderimin e Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat dhe nismat multilaterale dhe rajonale”, ka shkruar Xhaferi./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...