Komuna e Obiliqit do të ketë rritje të buxhetit për vitin 2019, sipas një mekanizmi të ri që është krijuar në Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“Më lejoni të u njoftoi se Qeveria e Repubikës së Kosovës, Ministria e Financave, sot në Qarkoren Buxhetore 2019/02, njoftoi se nga viti 2019, Ligji për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit është krijuar mekanizmi për transferimin e pranimeve nga renta minerale e arkëtuar nga buxheti qendror për alokime në komunën e Obiliqit, e kështu buxheti për komunën tonë në vitin 2019, do të rritet plus 4,972.124€”, thuhet në njoftimin e kryetarit Gashi.
Ai më tutje ka falënderuar institucionet qeverisëse dhe të gjithë ata që punuan në realizimin e këtij ligji./arbresh.info/
Kurti: Sektoret e shërbimeve të TIK po rriten së shpejtë në ...
Rënie e lehtë e çmimit të naftës, 1.76 euro për një litër so...
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media