ABSL Kosovo ka organizuar eventin me temën “Kosova: Nga një destinacion pranë bregut në një kufi inovacioni”, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Albin Kurti.
Në fjalën e tij, Kurti theksoi se Kosova ka zgjedhur të jetë e hapur ndaj botës dhe të punojë drejt zhvillimit ekonomik, duke nënvizuar se sektori i shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) po rritet me shpejtësi në vend.
“Kosova ka zgjedhur të puboj dhe të jetë e hapur ndaj botës. Sektor e shërbimeve të TIK po rriten së shpejtë në ekonominë tonë”, tha ai.
Kryeministri i Albin Kurti ka theksuar potencialin ekonomik të Kosovës dhe rolin e madh të diasporës në zhvillimin e vendit, duke u bazuar edhe në raportin e Emerging Europe.
Sipas tij, Kosova ka lidhje të forta me mërgatën, ku mbi një milion qytetarë jetojnë në shtete evropiane si Gjermania dhe Franca, duke përbërë një kapital të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.
Ai theksoi se pjesëtarët e diasporës janë të përfshirë në sektorë kyç, sidomos në industrinë e teknologjisë dhe shërbimeve, ku mbajnë pozita të rëndësishme si pronarë, drejtorë ekzekutivë dhe punonjës.
Kurti bëri të ditur se Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor për konkurrueshmëri në fushën e teknologjisë së informacionit dhe e 11-ta në nivel global, sipas raportit të Emerging Europe.
Ai shtoi se vendi ofron kosto konkurruese, me shpenzime të punës deri në 90% më të ulëta krahasuar me Evropën Qendrore.
Në fjalën e tij, ai theksoi se përdorimi i euros si valutë zyrtare dhe planet për një valutë digjitale në të ardhmen, si dhe fakti që Kosova ndodhet në të njëjtën zonë kohore me qytete si Stokholmi, Berlini, Cyrihu dhe Madridi, e bëjnë vendin tërheqës për investitorët.
Ai shtoi gjithashtu se klima ligjore në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e favorshme për bizneset, ndërsa investimet në infrastrukturë po rriten vazhdimisht.
Kryeministri i Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e dialogut në ndërtimin e politikave dhe vendimmarrjes, duke vënë në pah se qeveria synon të dëgjojë drejtpërdrejt nevojat dhe sfidat e qytetarëve.
Ai deklaroi se pikërisht për këtë arsye merr pjesë në takime të tilla, jo vetëm për të folur, por edhe për të dëgjuar, pasi sipas tij, inputet nga terreni ndikojnë drejtpërdrejt në vendimet qeveritare./Arbresh.info
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së