Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se Hashim Thaçi dhe i gjithë delegacioni kosovar e kërkonin pavarësinë.
Këtë deklarim, dëshmitari e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Christopher Barthe, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Hashim Thaçi dhe do të thoja të gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar të Kosovës dhe ekspertët tyre kosovarë, shqiptarë, kërkonin pavarësinë”, tha Williams.
Ai gjithashtu tha se ka kaluar shumë kohë duke iu shpjeguar se si mund të arrihet pavarësia pa u përmendur në marrëveshje.
“Pra, pavarësia ishte e domosdoshme. Kam kaluar shumë kohë duke u shpjeguar rrugën se si mund të arrinin pavarësinë në qoftë se fjala pavërsi nuk shkruhej në marrëveshjen e Rambujesë’, shtoi ai.
Përveç kësaj, dëshmitari tha se Thaçi kishte studiuar në Zvicër dhe përveç kësaj ai nuk ishte një fshatar nga zonat e thella të fshatrave në kuptimin që dinte si të sillej, ishte i qytetëruar.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...