Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka thënë se nuk mund të bëhet një krahasim mes ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Millosheviç dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Sipas tij, Millosheviç kishte nisur spastrim etnik në Kosovë, ndërsa Putin ndërmorri veprime për ta ndalur rreshtimin e Ukrainës krah Perëndimit.
“Në Kosovë, Presidenti i Serbisë, Millosheviçi, kishte ndërmarrë një fushatë spastrimi etnik të cilën NATO-ja e ndali. Në Ukrainë, njerëzit po kërkonin paqe e demokraci, kur Putini qëllimisht dhe i paprovokuar ndërmori pushtimin, për ta shkatërruar qeverinë ukrainase dhe për ta penguar rreshtimin e tyre krah Perëndimit. Pra, nuk mund të bëhet kurrfarë krahasimi ndërmjet këtyre dyjave”, ka thënë ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.
Clark, ka folur edhe për sentimentalizmin mbizotërues në Serbi pro Rusisë. Ai ka thënë se kjo gjë është për keqardhje.
“Nuk jam edhe aq në rrjedha me atë çfarë ka bërë rishtazi Serbia, por natyrisht se një pjesë e madhe e njerëzve në Serbi e konsiderojnë veten të lidhur emocionalisht me Rusinë, e kuptoj këtë gjë. I kuptoj edhe lidhjet historike, por mendoj se gjë e tillë është për keqardhje. E ardhmja e Serbisë është me Perëndimin dhe shpresoj se njerëzit në Serbi do ta kuptojnë një gjë të tillë”, ka thënë ai.
Parashikimi i motit për të hënën
Të shtënat me armë teksa po luante golf, reagon Trump: Jam i...
Një i ndaluar pas të shtënave pranë fushës së golfit ku po l...
Uzuni shënon gol në barazimin e Granadas
Pasi mbështeti publikisht Kamala Harrisin, reagon Donald Tru...
Urgjenca Kombëtare, Rama: 46.111 thirrje në gusht dhe 16.780...