K.D: Javën e kaluar kancelarja Merkel tha se nuk mund të ketë ndryshim kufijsh në Ballkan duke hedhur poshtë deklarimet dhe propozimet e kohëve të fundit nga presidentët Thaçi dhe Vuçiq. Pse ishte e nevojshme që kancelarja Merkel të dalë publikisht kundër këtyre ideve dhe a mendoni se kjo e mbyll debatin rreth ndarjes/këmbimit të territoreve/korrigjimit të kufijve?
Bodo: Deklarata e kancelares Merkel dhe zyrtarëve të Qeverisë gjermane se koha e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor ka kaluar ishte thënë edhe në fillim të dialogut, e kishte mundësuar atë dhe ishte një nga parimet kryesore të kornizës fillestare të procesit. Andaj ishte e natyrshme që kancelarja Merkel doli publikisht për ta përsëritur këtë fakt bazik, marrë parasysh deklarimet politike rreth ndarjes, këmbimit të territoreve, korrigjimit të kufijve etj., që nga shpallja e fazës finale të negociatave në dialog, në korrik 2017, e që origjinën e kishte në Beograd, dhe së voni u përhap në Prishtinë dhe disa kryeqytete perëndimore. Kjo është po ashtu një shenjë e qartë se mesazhet e Berlinit prapa dyerve të mbyllura për Vuçiqin dhe të tjerët që të ndalen me vizatimin e pakuptimtë, të rrezikshëm, të hartave u treguan të pamjaftueshme, dhe se kërkohej një mesazh i fuqishëm publik. Sipas mendimit tim, kjo është dashur të bëhej më herët, por është mirë që më në fund ajo e tha këtë publikisht. Vërtet shpresoj se kjo i jep fund dinamikës së rrezikshme dhe (vetë)shkatërruese, të cilën e kemi parë të shpaloset për gati një vit tashmë.
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...