Gazeta prestigjioze amerikane, Washington Post ka shkruar për aktakuzën ndaj kosovarit që luftoi në Siri.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit N.L për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist në vazhdim”.
“Në deklaratë thuhet se burri u kthye në Kosovë në prill 2013 për t’i sjellë gruan, dy vajzat dhe nusen e djalit në Siri. Ai dyshohet se iu bashkua djalit të tij dhe grupit al-Nusra dhe përfundimisht iu dorëzua forcave siriane dhe u riatdhesua në Kosovë, sipas deklaratës, e cila nuk jep vendndodhjen e të afërmve të tij”.
“Nëse shpallet fajtor, burri përballet me 10 vjet burg. Autoritetet thonë se më pak se 90 qytetarë të Kosovës kanë mbetur në Siri. Kosova ka riatdhesuar 110 qytetarë të saj, kryesisht gra dhe fëmijë, nga Siria dy vjet më parë”, thuhet në shkrimin e Washington Post.
Tutje, në këtë shkrim thuhet se më shumë se 400 persona nga Kosova mendohet se u janë bashkuar grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak./arbresh.info/
Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon ...
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona k...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...