Ish-ambasadori dhe shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka deklaruar se Reçaku dhe Kosova në përgjithësi përfaqësojnë për të një dëshmi të së vërtetës dhe të angazhimit ndërkombëtar për të dokumentuar krimet e luftës, duke vlerësuar lart kontributin e vullnetarëve të OSBE-së që vepruan në Kosovë pa asnjë mbrojtje.
Walker theksoi se gjatë gjithë qëndrimit të tij në Kosovë nuk kishte ndjerë frikë, pavarësisht kërcënimeve, sepse ishte i bindur në misionin për të thënë të vërtetën.
Ai tha se sikur t’i ishte thënë 27 vjet më parë se do të qëndronte përballë presidentit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe përfaqësuesve diplomatikë të vendeve evropiane, nuk do ta kishte besuar.
Walker e quajti Kosovën shtëpinë e tij, duke thënë se këtu ndihet më mirë se kudo tjetër në botë.
“Kur vij në Kosovë, ndihem më mirë se kudo tjetër. Për mua, kjo është shtëpia ime. Ju jeni familja ime dhe miqtë e mi,” tha ai, duke falënderuar për mikpritjen dhe respektin që i është treguar ndër vite./Arbresh.info
Ambasadori i Francës bën homazhe në Reçak, shpreh mbështetje...
Rihapja e hapësirës ajrore, kompanitë vazhdojnë të shmangin ...
Kremlini: Trump ka të drejtë, Zelensky po e bllokon paqen
Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje...
Oda e Infermierëve dënon ashpër sulmin ndaj stafit shëndetës...
Të dënuar për vrasje në Shkallë të Parë, Apeli i nxjerr në “...