Deputeti austriak i Parlamentit Evropian nga Të Gjelbrit, Thomas Waitz, ka thënë se ende nuk ka një vendim përfundimtar se cili grup dhe cili anëtar do të ndërmarrë këtë punë të rëndësishme, sië është raportuesi i ri i PE-së për Kosovën.
Duke komentuar mundësin që ai te jetë raportuesi i ri i PE-së për Kosovën, Waitz ka thënë se është i lumtur që të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
“Nëse kam nderin ta bëj këtë përmes raportimit për shtetin e Kosovës, do të bëj çmos për të kontribuar në zhvillimin jo të dhunshëm, të respektueshëm dhe të begatë në rajon në përgjithësi dhe në Serbi e Kosovë në veçanti”, ka deklaruar eurodeputeti Waitz për gazetën serbe “Danas”.
Mediet ditëve të fundit raportuar se deputeti i PE-së Waitz mund të jetë raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Kosovën. Për gjithë dekadën e fundit, postin e raportuesit për Kosovën në PE e kanë zënë të Gjelbrit. Nga viti 2019 deri në vitin 2024 këtë post e ka mbajtur eurodeputetja gjermane Viola von Cramon, ndërsa para saj austriakja Ulrike Lunacek./rtk
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit