Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka organizuar një Tryezë diskutimi me temë “Çmimi i energjisë – problemet dhe parregullsitë – masat që duhen marrë”.
Të ftuar në diskutim ishin anëtarët e Komisioneve parlamentare, drejtuesit e grupeve parlamentare, ekspertë e profesorë të çështjeve të energjetikës, financave dhe zhvillimit ekonomik, përfaqësues nga ZRrEE, KOST, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Në këtë Tryezë u nxor përfundimi që “Zyra e Rregullatorit deri tani është sjellë si zyrë kontabiliteti e kompanisë private KEDS/KESKO”.
“Zyra e Rregullatorit do të duhej të mbronte interesin e qytetarëve duke mos i rritur çmimet”, vlerësuan pjesëmarrësit e kësaj Tryeze./Arbresh.info/
Vlora Çitaku i bën thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga k...
Momenti kur burrit i bie të fikët në spital ndërsa shikonte ...
Meteo Kosova: Rikthehet dimri, të enjten vjen goditja e masa...
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...
Alarmi i IKSHKP: Energjetika përgjegjëse për 40% të emisione...