Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një tjetër aktivitet por kësaj radhe duket të jetë mjaftë interesant.
Anëtarë të kësaj lëvizje kanë hapur një event në rrjetin social facebook duke ju bërë thirrje shoferët e veturave në qytet për t’i rënë burisë nga data 27 janar deri më 17 shkurtë, kështu për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë./Arbresh.info
Në eveniment thuhet:
N’qytet ka plot rrugë.
N’ato rrugë ka plot vetura.
N’ato vetura është nga një shofer, por edhe udhëtarë të tjerë, që të gjithë i bashkon pakënaqësia me një pushtet që copëton e defunksionalizon një shtet.
Ti je njeri nga ta!
Shprehe kundërshtinë tënde ndaj kësaj qeverie, duke i rënë BORISË kundër saj.
BJERI BORISË KUNDËR QEVERISË!
Ky aktivitet do të fillojë të organizohet nga dita e mërkurë (27 janar 2016) dhe do të vazhdojë deri më 17 shkurt në ditën e protestës gjithëpopullore.
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...