Lëvizja Vetëvendosje përmes një aksioni simbolik të zhvilluar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ka thënë se presidenti Thaçi po shkel mbi gjakun e dëshmorëve të Krushës së Vogël.
Vetëvendosje këtë aksion e ka zhvilluar pikërisht në ditën kur po shënohet 19 vjetori i masakrës në këtë fshat me mesazhin “Thaçi po negocion me Vuçiqin mbi trupat e tyre”, shkruan Arbresh.info.
Albana Fetoshi, aktiviste e Vetëvendosjes ka thënë para gazetarëve se me negociatat qe presidenti Thaçi po zhvillon me presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po shkel mbi gjakun e dëshmorëve të Krushës së Vogël.
“19 vjet pas masakrës në Krushën e Vogël kemi dalë t’ia kujtojmë institucioneve tona dhe presidentit se me negociatat pa kushte që po bëjnë me Serbinë po shkelin mbi gjakun e dëshmorëve të Kombit. Në këtë fshat janë 112 shqiptarë të vrarë nga mosha 33 deri në 70 vjeç. 19 vjet pas luftës Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë”, ka thënë Fetoshi.
Sipas saj, presidenti Thaçi do të duhej të kërkonte zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe kërkim faljen nga Serbia për të gjitha krimet që ka kryer në Kosovë e jo ta takoj presidentin serb.
Ajo është pyetur rreth qëndrimit të Vetëvendosjes rreth Asociacionit të komunave serbe dhe ka thënë se ky Asociacion është i dëmshëm dhe i papranueshëm për shtetin e Kosovës.
Fetoshi ka shtuar se Vetëvendosje do ta kundërshtoj në çdo mënyrë Asociacionin./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1736152446449840/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...