Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në kufirin Kosovë-Shqipëri, duke u kthyer nga Shqipëria, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e saj, Fatos Sahiti.
Arsyeja që është dhënë më ketë rast ka qenë pjesëmarrja e aktivistit Sahiti në një aksion simbolik muaj më parë, përcjell arbresh.info.
“Policia me veprime të tilla po e konfirmon se është e instrumentalizuar, dhe në vend të angazhimit për rend e ligj, ajo është e përqendruar në zbatimin e urdhërave politike të pushtetit të kriminalizuar. Arrestimet e këtilla dhe përndjekja e persekutimi i vazhdueshëm i aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s nga pushteti përmes organeve të rendit dhe të drejtësisë, janë të papranueshme. Frika nga humbja e pushtetit i ka përshkallëzuar të këqijat e pushtetarëve dhe sheshazi e ka nxjerrë fytyrën e këtij regjimi autoritar, që qëllimin kryesor e ka- luftimin e zërave opozitarë”, thuhet në njoftimin e VV-së.
VV kërkon që veprimet e tilla të marrin fund, si dhe lirimin e menjëhershëm të aktivistit Fatos Sahiti.
“Asnjë lloj veprimi, asnjëherë, nuk do ta zmbrapsë aktivizmin tonë dhe nuk e ndalon përpjekjen tonë për një shoqëri të drejtë dhe një shtet demokratik”, përfundon komunikata e VV-së./arbresh.info/

Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve
Maran: Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, n...
Hamza: Kosova po humb të rinjtë nga krizat politike, qytetar...
Vdes i riu që ishte aksidentuar para 11 ditësh në Smrekonicë...
Shkurte Fejza takon Bill Clintonin në SHBA: Moment falënderi...
Duka: Vendimi për ndryshimin e trajnerit erdhi pas ndeshjes ...