Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje sot në orën 17:00 do të organizojnë protestën e radhës në sheshin kryesor të Prishtinës.
E kur kanë mbetur edhe pak orë para protestës, disa persona në mënyrë të organizuar kanë larguar fotografitë e Agon Musliut, djaloshit nga Gjilani i cili bëri vetëvrasje në Qendrën e Studentëve në Prishtinë e cila po shfrytëzohej për karantimin e personave që vinin nga jashtë Kosovës.
Fotografitë e tashmë të ndjerit ishin vendosur pikërisht nëpër pikat e kuqe që aktivistë të VV’së i kishin shënjuar për të testuar nëse mund të organizohet protestë në kohë pandemie.
Familja e Agon Musliut ndërkohë kanë bërë përgjegjës kryeministrin Albin Kurti, ushtruesin e postit të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlën dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për atë që i kishte ndodhur me djalin e tyre në qendrën e studentëve.
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin