Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se Kosova për 10 vjet thuajse nuk e ka pasur asnjë sukses, njofton Klan Kosova.
“Arritjet nuk janë të shumta dhe as ato të pritshmet për qytetarët, të cilët 10 vjet më parë iu gëzuan shumë shpalljes së pavarësisë”.
“Ndoshta arritja e vetme janë 115 vendet që e kanë njohur Kosovën dhe medalja e artë e Majlinda Kelmendit”.
Këto komente Selimi i ka bërë në një konferencë për media në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
“Çfarë Kosova nuk bëri është një listë e gjatë, në vend të përparimit pati shumë stagnime”.
“Stagnim tjetër është hapja e negociatave me Serbinë, si pasojë e tyre kemi pas ndarjen e Kosovës në baza etnike”.
“Papunësia është rritur, janë arritur marrëveshje të dëmshme si ajo e Asociacionit dhe Demarkacionit”.
“Kemi dështuar ta bëjmë Ushtrinë e Kosovës dhe kemi mbetur vendi më i izoluar edhe në Europë”./Klan Kosova/
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...