Një aksion simbolik ka nisur në sheshin kryesor të Prishtinës ku bëhet thirrje për drejtësi lidhur me rastin e Agon Musliut, 26 vjeçari i cili vdiq në Qendrën Studentore gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë.
Nuk dihet se nga kush është ndërmarrë kjo nismë, por sipas fotografive, shihet se janë vendosur qindra pllakata në shesh me fotografinë e të ndjerit.
Po ashtu janë përdorur edhe slogane të ndryshme si ‘Unë nuk e pata askënd të më mbrojë’.
Kujtojmë se Musliu vdiq rreth një muaj më parë në Qendrën Studentore, ku po qëndronte në karantinë.
Deri tani janë duke u zhvilluar hetime, pasi që babai i tij, Naim Musliu, ka akuzuar autoritetet e shtetit dhe Qeverinë Kurti për neglizhencë ndaj të birit.
Ky i fundit, raportohet se kishte një gjendje të rënduar psikologjike, por edhe probleme të tjera shëndetësore para se të vendosej në karantinë, pas kthimit nga Gjermania.
Një organizim në pikat e kuqe që janë vendosur në shesh e kanë paralajmëruar për nesër Vetëvendosje. Nga partia e Albin Kurtit kanë deklaruar se nesër do të mblidhen deri në 5 mijë persona.

Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...