Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në punimet e Këshillit e Internacionales Socialiste, po merrë pjesë si anëtare me të drejta të plota.
“Vetëm një javë pas organizimit të suksesshëm të Këshillit Botëror të IUSY në Prishtinë, këtë fundjavë Lëvizja VETËVENDOSJE! po merr pjesë në punimet e Këshillit të Internacionales Socialiste, kësaj here si anëtare me të drejta të plota. Këshilli po mbahet në Stamboll, nën organizimin e CHP-së (Partia Popullore Republikane e Turqisë), ku LVV përfaqësohet nga Alim Rama, Sekretar Organizativ, Mytaher Haskuka, anëtar i Kryesisë, dhe Anila Vrajolli nga Sekretariati për Marrëdhënie me Ndërkombëtare”, njofton VV.
Gjatë punimeve të Këshillit, në prani të Presidentit të Internacionales Socialiste dhe njëherësh Kryeministër i Spanjës, Pedro Sánchez, u trajtuan tema kyçe si: mbrojtja e demokracisë në epokën digjitale, parandalimi i dhunës dhe konflikteve, si dhe mbrojtja e civilëve.
“Në takimet dypalëshe me delegacione nga e gjithë bota dhe me Presidentin e Internacionales Socialiste, ndamë suksesin e Lëvizjes në zgjedhjet e fundit dhe përvojën e qeverisjes sonë progresive, duke theksuar përkushtimin tonë për drejtësi sociale, barazi dhe paqe. Pjesëmarrja jonë si anëtare me të drejta të plota – status i fituar me votim unanim në Kongresin e Internacionales Socialiste në Marok – forcon më tej rrjetin tonë ndërkombëtar dhe afirmon rolin e LVV-së si një forcë e majtë progresive nga rajoni në arenën ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...