Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, në një konferencë të thirrur për media ka thënë se implementimi eventual i marrëveshjes për Asociacion apo për Zajednicën do të sjell dezintegrim të çdo sektori veç e veç sidomos në atë të shëndetësisë
“Ne jemi kundër spitaleve të ndara me baza etnike dhe kundër territorit të ndarë me baza etnike. Kosovës i kanoset rrezik me implementimin e kësaj Marrëveshje. Implementimi eventual i marrëveshjes për Asociacion apo të themi për Zajednicën do të sjell dezintegrim të çdo sektori veç e veç sidomos në atë të shëndetësisë”, ka thënë Kollçaku
Më tej ajo shtoi se ligji për siguri shëndetësore nuk ka ende implementim, por sipas saj edhe kur do të filloj të implementohet nuk do të zbatohen në tërë territorin e Kosovës.
Ndërsa njohës i kësaj fushe njëherësh anëtari i VV, Besim Muzaqi ka thënë se vendosja e TVSH nepër barna rëndon edhe më shumë gjendjen e të sëmurëve në Kosovë.
“Vendosja e TVSH për barna prej 18% e rëndon shumë gjendjen e pacientëve. Barnat nuk mund të konsiderohen mall i çfarëdoshëm. Qasja në barna është e drejt e jetës e jo e luksit. Ne si VV jemi për përjashtimin e barnave nga TVSH”, ka thënë Muzaqi.
Sipas tij në kushte dhe gjendje normale pacientëve me sëmundje kronike barnat i’u sigurohen nga shteti./arbresh.info
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit