Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të rishqyrtohet rasti i Suzana Zogiani – Sekiraqa, e cila është dënuar me 25 vite burg pasi ka vrarë bashkëshortin e saj.
Sipas rrëfimit të Suzanës, ajo u detyrua ta vras burrin e saj i cili kishte ushtruar dhunë fizike disa herë ndaj saj, raporton arbresh.info.
E, Tinka Kurti nga VV, përmes një konference për media ka thënë se rigjykimi i këtij rasti është minimumi i drejtësisë.
“Papërgjegjësia e institucioneve ndaj thirrjeve të grave po i dënon ato gjatë jetës, Ky rast duhet të shkoj në rigjykim. Ky është minimumi i drejtësisë: tha ajo.
E deputeti, Hajrulla Çeko tha se gjykatësit në Kosovë me tepër gjykojnë si burra se sa si gjykatës.
“Gjykatësit tanë me tepër gjykojnë si burra se sa si gjykatës.” Vv do ta luftoj këtë mendësi patriarkale”
“Duhet të kthehet në rigjykim dhe të ketë drejtësi. Ne duhet të sigurohemi që nuk do të ketë Syzana të tjera”, tha ai në një konferencë për media.
Suzana Zogiani – Sekiraqa, në një emision televiziv, rrëfeu tmerrin sistematik që ajo e kishte përjetuar nga ish-bashkëshorti i saj, duke thënë se kjo ka qenë arsyeja që ajo e kishte goditur për vdekje më 21 shtator të vitit 2018./arbresh.info/
Kurti: Hatixhe Hoxha, e gatshme të tërhiqet nga gara – LDK t...
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...