Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti përmes një koferencë për medie edhe njëherë ka ngritur zërin për vrasjen e aktivistit Astrit Dehari, raporton arbresh.info.
Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të kërkoj interpelancë lidhur me hetim të pavarur për rastin Dehari.
“Lëvizja Vetëvendosje do të kërkojë një interpelancë lidhur me një hetim të pavarur për rastin Dehari”, ka thënë ai.
Sipas tij, janë bërë tre muaj që kur kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me ministrin e drejtësisë Abelard Tahiri kanë pritur në takim familjarët e Astrit Deharit ku atyre u është thënë që kërkesa e tyre për hetim të pavarur është e arsyeshme.
“Janë bërë tash 3 muaj që nga ajo ditë dhe kryeministri nuk ka ndërmarr asgjë. Tre muaj janë tepër shumë dhe aq me tepër që nuk ka asnjë lëvizje në këtë çështje. Nuk po lejohet hetim ndërkombëtarë”, ka deklaruar Kurti.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...