VV kërkon dorëheqjen e kryeministrit Hoti: Nuk ka mbështetje as në Kuvend dhe as nuk ka mbështetje qytetare

13:20 | 28 Shtator 2020

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Avdullah Hoti, që sipas tij koalicioni është stabil dhe se nuk e sheh të arsyeshme përfshirjen e ndonjë subjekti politikë.

Haxhiu duke i’u referuar këtij deklarimi ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Hoti nuk i ka as votat në Kuvend e as mbështetjen e qytetarëve.

Ajo ka kërkuar edhe dorëheqjen e Hotit, raporton Arbresh.info.

Ky është postimi i plotë:

Hoti paska thënë që koalicioni është stabil anipse në Kuvend nuk po i kanë numrat asnjë çështje ta shtyjnë përpara, madje as për projektligjet që sipas tyre janë më të rëndësishme nuk po arrijnë t’i bëjnë 61 vota. Stabiliteti i karrigës është me rëndësi për të.

Hoti nuk ka mbështetje as në Kuvend dhe as nuk ka mbështetje qytetare. Secili kryeministër do të dorëhiqej ose do të kërkonte votëbesim. Por, Hoti e do shumë pushtetin dhe nuk do ta bëjë asnjërën dhe as tjetrën prandaj duhet sa më parë partitë të japin nënshkrimet për largimin e kryeministrit, i cili jo vetëm që ishte përqafuar me Vuqiqin (siç kuptuam nga Presidenti Trump) i cili ka qenë krah i Millosheviqit e ka bërë gjenocid në Kosovë, por ka përqafuar edhe secilën kërkesë të Serbisë në zotimet e tija.

VV pyetje publike për Hotin: A mund ta demantojë ose konfirmojë që është përqafuar me Vuçiqin në Zyrën Ovale?

Kryeministri Hoti deklarohet për përfshirjen e PDK-së në koalicion qeverisës

 

 

Kuvendi edhe një herë provon të kalojë Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara