Për rrëshqitjen e dheut në një vendpunishte në kryeqytet është fajësuar Komuna e Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës.
Sipas LVV-së, përsëritja e ngjarjeve si kjo sot dhe trendi i ndërtimeve pa leje në rritje, bashkë me mosmarrjen e veprimeve dhe masave të duhura nga personat përgjegjës komunal, janë alarmi i madh para se të ndodh një fatkeqësi tjetër me pasoja në njerëz.
“Prishtina ka nevojë për zhvillim e ndërtim, por siguria dhe pasuria e qytetarëve duhet të jetë prioriteti kryesor për të gjithë. Kjo duhet të vlejë edhe për Komunën e Prishtinës dhe ndërtuesit e papërgjegjshëm, të cilët po vazhdojnë të amnistohen nga të parët, bashkëpunëtorët e tyre të veshur me petkun komunal. Nuk ka dyshim që për shkak të tyre jeta dhe prona e banorëve të Prishtinës është në rrezik”, shkruan LVV në faqen zyrtare në Facebook./Arbresh.info
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje