Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me raportin e Komisionit hetimor parlamentar për 6 shtetasit turq.
Sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, njëherësh kryetar i Komisionit hetimor parlamentar dhe Driton Selmanaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetar i këtij komisioni dorëzuan kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme parlamentare për të shqyrtuar e votuar raportin me gjetjet e Komisionit.
Kjo seancë është kërkuar të mbahet të hënën më 24 qershor, në orën 11:00.
“31 shkeljet e gjetura nga ky komision hetimor dhe Raporti i plotë janë miratuar nga vetë Komisioni hetimor, por për shkak të zvarritjes nga Kryesia e Kuvendi ende nuk kanë dalë në rend të ditës në seancë të rregullt. Në këto kushte deputetët iniciues dhe deputetët nënshkrues dorëzuan sot kërkesën zyrtare për seancë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...